NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 hours ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Kush e turpëron Shqipërinë?!
    2 days ago
    Reforma Territoriale/ Deputeti Xhelal Mziu i drejtohet me letër të hapur Arbjan Maznikut, bashkëkryetarit të Komisionit: Hiqni dorë nga centralizimi i pushtetit vendor me bashki të mëdha…
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjin Progni/ Një hymn dhjetori dhe një foto studenti të viteve ’90-të
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
Të tjera
Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Kryesore
Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë
Kryesore
Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjin Progni/ Një hymn dhjetori dhe një foto studenti të viteve ’90-të

Neutrale
Last updated: 2022/06/26 at 10:13 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Dhjetoristêt

Dikur, na thoshin jeni të rinj,
pjekuni,
Tani na thonë pleq,
djeguni.

Pishtarët nuk ndrisin
në llum,
ndaj ky dhé
trishtueshëm
po merr fund.

Nuk pat për 28 vjet
hapësirë qeverisëse për NE,
që diellin e lirisë
sollëm në këtë dhé.

U ndezën bishtukët,
u bënë pishtarë
e populli ynë mjeran,
prapë se prapë, Ai i parë.

Numëron skandalet,
numëron fatkeqësitë,
pa punë, pa bukë,
me lakun në fyt.

Shakërdahen si dordolecë
mafiozët shtetarë,
me thasët e mbushur plot,
me djersën e popullit vet shqiptar.

Me torbën mbushur halle,
shqiptarët ikin për kurbet,
si sirianë ngjajnë,
tek lënë dheun e vet.

Me dy fakultete
kthehen në roje,
druvarë,
sepse kurva Evropë
e don skllav,
veç se është shqiptar.

Veç se kanë një shtet
të pashpirt, tartakut,
që i vodhi pronën, nderin,
i vodhi endrrën, si harbut.

Vajtojnë Dhjetoristët
endrrën e tyre të rinisë,
tek shohin Shqipërinë,
si është katandisë.

Shkuan drejt vetëflijimit për Shqipërinë Evropë,
tash, si zogj qyqeje,
janë shpërndarë nëpër botë.

Të ikin shqiptarët,
që e duan këtë dhé,
që ata prapë darkë të hanë,
me votat, që u dhamë Ne.

S’ka mbetur as bar,
për të ngrënë shqiptarët,
se ç’qe mbi këtë dhé
e hëngrën pushtetarët.

As truall për varr,
s’kanë shqiptarët e shkretë,
se mafian çnjerëzore
vendosën në pushtet.

Nuk u ka mbetur nder
as dinjitet, le lavdi,
se votojnë mafien
për qeveri.

Përulje mjerane,
ju puthin duart,
për bukën e gojës,
anipse janë bërë gazi i botës.

Aq e tmerrshme
është bërë kjo tragjedi,
sa në dheun e tyne
s’jane legal
me familje e shtëpi.

Program qeverisës
veç tepsinë duan,
herë tjetër
do iu lypin dhe gruan.

Spiunët, vrasësit, hajdutët,
janë ba milionerë
dhe veç duartroket,
ky popull i mjerë.

Çfarë pret
ky popull i lashtë shqiptar,
sikur nga qielli
do ulen perënditë,
t’u heqin lakun e sharlatanëve,
që si viktima po i mbytë.

Një popull me histori,
pasuri e lavdi,
po dergjet rrugëve të botës
nga pushtetvotuesit e tij.

Një dhé, ku dielli,
del e shndrit për 300 ditë,
me pasuri të pashoqe
mbitokë e nëntokë,
është ba lypsar nëpër botë.

Fatkeqe,
por është thënë në histori,
çdo popull meriton qeverinë e tij.

A ka ma fund,
sa dhe vetë Heroin Kombëtar
e mbulojnë me mafez,
e ken nxjerrë në pazar.

Veç t’u bëjmë qejfin,
pushtuesve, komshinjve lakmitarë
e makutëria në pushtet
të jetë po ajo e parë .

E çuditshme,
diktatorin e shajnë t’tanë,
por më duket litarin,
jashtë varrit paskan lanë.

Prapë luftë klasash,
socialistë, demokratë,
po në llogore rreshtohet,
ky popull i ngratë.

Sa herë nga varri,
qoftëlargu tërheq litarin,
populli shtrëngon rripin,
për pushtetarin.

Derikur kështu
o shqiptarët e mi,
apo prisni mbi varr bari t’u mbijë.

Derikur kështu
o shqiptarët e mi …,
a keni dhembje për këtë dhé…
a keni familje, a keni fëmijë?!

Kushtrim kush ka ndjenjë shqiptarie,
që mynxyra e të keqes,
këtu mos t’ketë as hije.

Kushtrim gra e burra,
që duan këtë dhé,
që e keqja mos të ketë frymë,
ndër Ne.

Kushtrim …,
shumicën e trojeve na i morën,
po marrin dhe Shqipërinë,
kushtriiim …,
se pa dhé, po i lëmë fëminë.

Kushtrim …,
fëmijët shqiptarë nuk dinë shqip,
çfarë prisni,
ky është fundi më i turpshëm,
është vdekja më e ndytë.

Vajtojnë Dhjetoristët
ëndrrën e tyre të rinisë,
tek shohin Shqipërinë,
si është katandisë.

Dhe mbi gërmallat e shkatërrimit,
emri i Dhjetoristeve ndrin,
se me veprën e tyre,
ndryshuan historinë.

Jo, jo Ata nuk deshën,
nuk duan,
as para, as lavdi,
veç deshën,
duan,
që dheu i shqiptarëve
të jetë i lirë,
i begatë,
të jetojnë në demokraci.

Neutrale June 26, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
2 hours ago
Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
2 hours ago
Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
16 hours ago
Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë
1 day ago
Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
1 day ago

Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!

Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron

Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?