NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    5 minutes ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    4 days ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    5 days ago
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ferdinand Veliu/Sa më ka marrë malli për ty baba! (Letër verbatim)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
Kryesore Politikë
Albana Vokshi: Edi Rama tradhton zyrtarisht interesin e Kosovës si shtet i pavarur.
Të tjera
Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!
Kryesore
Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit
Të tjera
Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ferdinand Veliu/Sa më ka marrë malli për ty baba! (Letër verbatim)

Neutrale
Last updated: 2022/06/19 at 9:48 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

I dashur baba !
U zgjova herët sot, në fakt në ëndërr m’u shfaqe ti dhe gjumi m’u trazua. Një nga një kujtimet filluan të më mbulonin duke ma bërë zemrën të dridhej.
Se më ka marrë malli për ty baba, ndaj nga albumi nxora ngadalë të vetmen pasuri të çmuar që kam, fotografitë.
Ja, tani kam në dorë një foto jam unë në krye të shkallëve, jam 5 vjeç, kam veshur xhaketën tënde, këpucët e tua të mëdha. E bëja sa herë që doja të të ngjaja, të isha i madh dhe i fortë si ty edhe pse komshinjtë, kur më shihnin qeshnin.. Më kujtohet si sot, kur ishte dita ime e parë e shkollës, ti m’i krehe flokët kaçurrela dhe nga shtëpia deri tek porta e shkollës ma mbaje dorën shtrënguar dhe ecje krenar. Me ty isha i sigurtë. E di, sa herë vonoheshe s’më kapte gjumi dhe kolla jote e thatë më bënte të hidhesha përpjetë dhe të therrisja-erdhi. Erdhi !

I dashur baba,
Herën e fundit që folëm bashkë të pashë të plakur dhe sytë i kishe më të dallgezuar, megjithëse ai deti blu i thellë prapë ishte aty, por pashë se po humbiste ngadalë atë shkëlqimin e bukur që aq shumë më pëlqente.
U plake vit pas viti para syve të mi dhe unë se kisha vënë re. U shqetësova vërtetë, si ti, kur sëmuresha dhe e gdhije tek koka e krevatit tim, si ti, kur netëve të gjata të fundvitit rrije radhëve të dyqaneve që unë ti gëzohesha Vitit të Ri. Dimrave të ftohtë, kur ktheheshe nga puna vonë dhe ne dëgjonim goditjet e sëpatës në oborr, unë lija hapur derën dhe pas dritares shikoja heroin tim,……ti, më pas hyje brenda duke buzëqeshur dhe çdo gjë ndryshonte. Dhoma mbushej dhe plotësohej. Unë të ulesha në prehër dhe dora  jote si me magji më bënte që të më kaplonte gjumi më i bukur në botë. Ti gjithmonë ishe i fundit që uleshe për të ngrënë.
Ishim të varfër baba dhe pse s’të pashë kurrë që të kishe një ditë pushim, sepse asnjëherë s’të paguan sa punoje. Të kujtohet sa herë më merrje me vete, me ulje para vetes, kur ishe me shokë. Kujdeseshe që kepucet e mija,cveshja ime të ishte gjithmonë e bukur. Më tregoje vende dhe histori, këngë që dasmave ju kendoheshin të parëve të tu.Të dëgjoja, kur këndoj mes burrash dhe ndihesha krenar. Zëri yt ishte më i bukuri në botë, kam mall për atë zë.
Më kujtohet, kur me ato prapësitë e mija më zgjasje dorën tende të madhe plot kallo duke më kujtuar se ishim shokë dhe më kërkoje që mos ta përsërisja më, unë te premtoja dhe kurrë s’e mbajta fjalën dhe pse mundohesha.I kujtoj si tani fjalët e tua; burrat edhe gabojnë, burrat falin !
Kurrë s’u mërzite. Sa herë të mbaj mend, kur ktheheshe i lagur nga këmba te koka shirave të viteve, dëgjoja si kolliteshe gjithë natën dhe mëngjesit, prapë niseshe në punë. Mundimi i babait s’paska të shpaguar dhe të harruar. Duhet të bëheshim vetë prindër për të kuptuar se vitet s’kanë qenë të baballarëve, por të fëmijëve.

I dashur baba, dua të të kujtoj se mundi yt nuk ka shkuar kot.Ti u përpoqe që të mos isha një i dështuar në jetë, të mos isha një frikacak, një dembel dhe një analfabet.Të siguroj se shkolla jote ishte më produktive se çdo universitet dhe mësim .Ti nuk je vetëm babai im, por mësuesi im më i mirë, ti je heroi i vetëm që adhurova gjithë këto vite, sot ndihem krenar për çfarë jam dhe kjo të kushtohet ty, vetëm ty.
Të faleminderit që më bëre ky që jam!

Neutrale June 19, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
5 minutes ago
Albana Vokshi: Edi Rama tradhton zyrtarisht interesin e Kosovës si shtet i pavarur.
37 minutes ago
Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!
16 hours ago
Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit
23 hours ago
Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta
2 days ago

Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!

Albana Vokshi: Edi Rama tradhton zyrtarisht interesin e Kosovës si shtet i pavarur.

Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?