NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    5 days ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    1 week ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 weeks ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Tomorr Kotarja/ HAN KOTARJA, luftëtari antikomunist, midis legjendës dhe reales !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?
Të tjera
Ish-zv.Ministrja Beqiraj i përgjigjet Ministres Ibrahimaj: Ja pse nuk u bëra ministre…dhe disa këshilla për ty
Të tjera
Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
Të tjera
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre
Kryesore
20 shkolla të Tiranës janë përfshirë në projektin Smart City/ Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Tomorr Kotarja/ HAN KOTARJA, luftëtari antikomunist, midis legjendës dhe reales !

Neutrale
Last updated: 2022/06/17 at 10:07 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Një ndër emrat e njohur jo vetëm në Kalis, ku lindi e jetoi, por edhe në Lumë, Dibër e më tej është Han Sali  Kotarja.
Emri i tij, në vitet e komunizmit, flitej nën zë si një legjendë…
Shkruaj si në legjendë, se legjendat janë popullore, flasin për luftë të njerëzve me kuçedra, me
përbindësha dhe kur janë të tilla ato nuk u tregohen fëmijëve, se mos friken.
Kësi temash fliten në oda burrash, për të motivuar të rinjtë e për t’u pasuar nga brezi në brez.
Ja, kështu flitej për Han Kotaren, një ndër figurat më të njohura në këto anë.
Për dyzet vjet, emri i tij mbeti vetëm në gojën e Kalisasve, episode nga bëmat e tij s’mund të fliteshin me zë të lartë, veç pëshpëriteshin.
Në rast se dikush do guxonte të ndalte me zë te emri i tij, atëherë kuçedra e kuqe do ta mbyste edhe guximtarin, njëlloj sikurse Han Kotaren.
Të gjithë e dinin përgatitjen, veprimtarinë nacionaliste të tij, por heshtnin. Duhet të heshtnin, ashtu ishte koha.
Shumë figura u anatemuan, apo u errësuan plotësisht, që të dalë ‘vepra e madhe e sistemit komunist’.
Nisur nga gjurmimi i kohës, prapë nuk është vonë për të risjellë të vërtetën për emrat e mëdhenj, që regjimi komunist i baltosi.
Ende jeton brezi i atyre që kujtojnë apo trashëgojnë mbresa nga emblema popullore të tilla.
Ai la kujtime në trevën e tij, jo vetëm veprimtari, por edhe urtësi e shprehje frazeologjike.
Ende përmendet një thënie e tij: “Pushkën mos e shif për së gjati, shife se si shkrepën kur t’i vijë sahati”

Han Kotarja lindi më 1896 në shtëpinë e madhe të Bajram Kotares së parë, shtëpi me vlera shoqërore, bujare, mikpritëse, por të ashpër në qëndresën ndaj pushtuesit.
Në odën e tij bëheshin muhabete trimërie e lufte, se koha ishte e luftërave për liri e pavarësi.
Në rininë e tij mësoi në këto oda, u brumos me frymën e qëndresës, të besës e fjalës së dhënë.
Rinia e hershme e tij përkoi me vitet e Luftës së Parë Botërore.
Ishte koha, kur nga paraardhësit mësoi emrat e shteteve të mëdha, intrigat ballkanike, rrezikun nga fqinjët sllavë, njohu e pa ushtarë austriakë dhe grupet e militantëve serbë.
Djaloshin e vlerësonin në fis e në fshat, ai kishte një energji të brendshme që nuk tërhiqej përballë vështirësive e problemeve që dilnin.

  Në hapjen e shkollës së parë shqipe në Kalis më 1922, Hani ishte nga ata të rinj që ndihmoi së tepërmi në mbarëvajtjen e shkollës. Mësuesi Mahmut Rrotulla shpesh ishte i pranishëm në shtëpinë e Sali Kotares.
Në praninë e mësuesit vatra e Kotareve çelej më shumë.
Djali i shtëpisë, Hani, në ato biseda mori mësime për Shqipërisë, për krahinat e saj brenda e jashtë kufijve zyrtar.
Në bisedat që bënin vite më vonë, moshatarët e tij pohojnë se Hani e urrente  luftën, por nuk i trembej asaj.
Në vitet e monarkisë kishte moshën e burrit të ri dhe të pjekur.
Monarkist në bindje, fliste për Zogun, si arkitekt i Shqipërisë moderne, me ligje e rregulla perëndimore.
Mësoi shkrim e këndim në vitet e para të rinisë dhe në ushtrinë mbretërore mori gradën toger.
Me këtë gradë e gjeti viti 1939, kur u pushtua vendi nga Italia.
Pa ngurrim u vu në shërbim të ushtrisë kombëtare, kundër pushtuesit.
Më pas do të ndiqte rrugën e nacionalistëve, të atyre personaliteteve me ideale kombëtare perëndimore.
Një dijetar, mbrojtës i të drejtës, ka thënë: “Krimit i jepet shpesh theksi i virtytit prej kriminelëve”.
Han Kotarja nuk kishte kryer asnjë krim. Kriminelët i morën jetën dhe mburreshin me këto veprime. Nuk ishte një, po disa të vrarë në mënyrë kriminale. Pra, siç thotë Grese, krimit i dhanë virtut krimelët.
Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, largohet nga ushtria, pasi nuk pranoi të bashkëpunojë me fashizmin. Lidhet me Muharrem Bajraktarin, Hamit Matjanin dhe Halil Alinë, duke qënë pjesëtar e veprimtar në qëndresën nacionaliste shqiptare. Në të njëjtën kohë ishte kundër komunistëve dhe si i tillë luftoi me të gjitha mundësitë kundër vendosjes së sistemit komunist në Shqipëri. Me vendosjen e sistemit komunist, ai detyrohet që së bashku me dy djemtë e tij, Bajramin dhe Saliun, të jetonin në fshehtësi.
   Qëndresa antikomuniste e Kalisit të Kukësit kishte 107 trima malesh.
Arresimi i kundërshtarëve u bë detyrë e ditës për pushtetin që erdhi në fuqi. Sipas Uran Butkës “… komandot ushtarake dhe forca të tjera komuniste …vranë pa gjyq dhe masakruan qindra qytetarë, nën parullën e asgjësimit të “reaksionit” dhe spastrimit të vendit nga “reaksionarët”.
Han Kotarja mundi t’i shpëtojë përndjekjes, u bashkua me nacionalistë të tjerë dhe më pas arriti të largohet nga Shqipëria.
Pikërisht, në vitin 1946, Han Kotarja bashkë me bashkëpunëtorët e Muharrem Bajraktarit detyrohen të largohen nga Shqipëria. Ai është në shtabin e drejtimit të udhëtimit. Pra, drejtuesi dhe rrugërrëfyesi i kolonës prej 56 vetësh është Han Kotarja. Pas shumë peripecish e duke lënë disa të vrarë në përpjekje me forcat komuniste, arrijnë në Greqi. Aty bashkohen dhe emigrantë të tjerë dhe shpërndahen në vende të tjera. Grupi i Han Kotares arrin në Amerikë, ku përgatiten e specializohen në luftë kundër sistemit komunist në Shqipëri.

E në një tentativë për të rrëzuar sistemin gjakatar komunist, gjendur i rrethuar, ai bënë aktin sublim.

Akti i trimit Han Kotarja vetëflijim për të mos rënë në dorë komunizmit i gjallë ,pas trembëdhjetë orë luftime .
Nder e trashëgimi për ne, heroi ynë!

Neutrale June 17, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?
19 hours ago
Ish-zv.Ministrja Beqiraj i përgjigjet Ministres Ibrahimaj: Ja pse nuk u bëra ministre…dhe disa këshilla për ty
19 hours ago
Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
2 days ago
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre
4 days ago
20 shkolla të Tiranës janë përfshirë në projektin Smart City/ Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni
5 days ago

A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?

Ish-zv.Ministrja Beqiraj i përgjigjet Ministres Ibrahimaj: Ja pse nuk u bëra ministre…dhe disa këshilla për ty

Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?