NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Reforma zgjedhore/ Grupimi “Dhjetor ’90” i ftuar në tryezën e partive të opozitës
    1 year ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    14 hours ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    1 day ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    2 days ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjerontokracia shqiptare
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
Të tjera
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjerontokracia shqiptare

Neutrale
Last updated: 2022/06/18 at 10:24 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Ekonomisti austriak, Joseph Schumpeter, e cilësonte sistemin e kapitalizmit dhe tregut të lirë, si procesi i “krijimit shkatërrues” – një përkufizim thuajse legjendar, që i ka rezistuar kohës edhe dekada më pas.

Ideja e përkufizimit është e thjeshtë: në mënyrë që të ketë zhvillim të vazhdueshëm, duhet që idetë dhe produktet e reja të zëvendësojnë vazhdimisht të vjetrat. Ky proces ama ka kosto, ekonomike dhe politike.

Kompanitë që zëvendësohen duhet
të dalin nga tregu. Politikanët e mbështetur prej tyre duhet të mbyllin karrierat politike. Këto nuk janë përfundime që pranohen lehtësisht nga elitat e një shoqërie, të cilat shpesh luftojnë për ta bllokuar procesin.

Aty ku ia dalin të bllokojnë procesin, arrijnë të ruajnë përkohësisht pushtetin, por duke çuar shoqëritë e tyre në degradim, siç ndodhi në Bashkimin Sovjetik e në të gjithë vendet e Lindjes.

Ekonomia botërore ka pësuar ndryshime rrënjësore këto 30 vitet e fundit. Kompanitë më të mëdha në tregjet ndërkombëtare, thuajse të tëra në fushën e teknologjisë, sapo ishin themeluar në fundin e viteve ’90, ose nuk ekzistonin ende.

Rritja e vrullshme që kanë pësuar, ka zhvendosur nga lista e kompanive më të mëdha dhe nga lista e individëve më të pasur, një brez të tërë sipërmarrësish, të cilët vinin kryesisht nga bota e industrisë dhe energjisë.

Fatkeqësisht, siç shpjegon shkrimi kryesor i kësaj jave, ky proces nuk gjen asgjë të ngjashme në vendin tonë. Kompanitë më të mëdha shqiptare janë ato të themeluara në fillim të viteve ’90. Në tregun tonë rëndom mungojnë sipërmarrësit e rinj, por edhe idetë dhe produktet e reja.

Struktura e prapambetur ekonomike e vendit reflektohet edhe në listën e kompanive më të mëdha. Nuk ka thuajse asnjë kompani që prodhon produkte apo teknologji të reja dhe inovatore. Burimet e të ardhurave vijnë kryesisht nga ndërtimi, burimet minerare dhe licencat koncesionare – të gjitha të lidhura fort me leje apo licenca qeveritare dhe aspak me “krijimin shkatërrues” që Schumpeter e kishte aq për zemër.

Jo rastësisht, edhe elita politike e vendit shfaq thuajse të njëjtat simptoma. Drejtuesit kryesorë të vendit janë figura publike që në fillim të viteve ’90. Në mungesë të ndonjë surprize të madhe, në vitin 2025, drejtuesit e tre forcave kryesore politike të vendit do të jenë po ata që kanë qenë dhe në vitin 2005.

E njëjta elitë politike, e lidhur me të njëjtin model ekonomik, mbështet të njëjtat kompani dhe të njëjtët individë!

Rezultati kryesor i këtij sistemi është një prapambetje e përgjithshme e vendit: shoqërore, politike, dhe në fund, edhe ekonomike. Mungesa e aktorëve të rinj në treg eliminon nevojën për të përmirësuar idetë dhe produktet ekzistuese.

Koston e kësaj prapambetje e pësojnë jo vetëm konsumatorët shqiptarë, por edhe profesionistët e rinj dhe ambiciozë, të cilët nuk gjejnë më një treg të aftë t’u përgjigjet aftësive dhe pritshmërive të tyre.

Ky sistem ekonomiko-politik është problemi themelor i prapambetjes shqiptare. Ai duhet të ishte tema kryesore e debateve tona publike. Arsyet e zhvillimit të këtij sistemi dhe dalja prej tij duhet të ishin sfidat kryesore me të cilat çdo kandidat për poste publike duhet të përballej.

Thuajse një vit më parë, Kosova arriti të ripërtërijë të gjithë klasën politike të vendit, në pak muaj. Ishte prova kryesore e një shoqërie dinamike, që ndryshon me kohën e nuk mbetet përjetësisht peng i së njëjtës klasë drejtuese.

Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë, që ende nuk ka arritur të përjetojë një proces të ngjashëm. Nëse nuk do të ndodhë edhe për pak kohë, gjasat që të mbeten ende të rinj që investojnë në këtë vend
dhe të ardhmen e tij janë të pakta.
Revista Monitor
https:///gjerontokracia-shqiptare/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
8 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
12 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
12 hours ago
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
13 hours ago
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
13 hours ago

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!

Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?