NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    PD: Dhuna ndaj avokatit të Liderit të PD, akt kriminal i urdhëruar nga Edi Rama
    2 years ago
    Të Fundit
    Ruma: Balluku nuk akuzohet për korrupsion…
    1 day ago
    Lideri demokrat, Sali Berisha: Kancelaritë evropiane do të ndërmerrnin ndëshkim ekzemplar për Ramën, protestat kanë qenë përcaktuese për këtë gjë
    2 days ago
    Fjalimi i Berishës në Kuvend: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros dhe bëheni shërbëtorë të Lubisë
    6 days ago
    Pagat e gjyqtarëve në Kushtetuese/ Berisha: Rama vendosi të paguaj 7 mijë euro një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Harris Murana /Koha nuk pret ! Nesër bëhet vonë !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.
Të tjera
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
Të tjera
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
Të tjera
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
Kryesore
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Harris Murana /Koha nuk pret ! Nesër bëhet vonë !

Neutrale
Last updated: 2022/06/12 at 9:05 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

A ndodhet opozita thjesht brenda një amullie të momentit apo ka mbërritur pikën e moskthimit?!
Në bindjen time, po, opozita po vërtitet në një qerthull tymnaje, por nuk është në pikën e moskthimit, ajo mund të mjekoi plagët dhe të dal e shnetshme në sfida elektorale.
Aktualisht ka ngecur në sherrnaja jo ideologjike dhe s’po mundet të dali në frontin real, që është përballja me qeverinë e korruptuar dhe të pashpirt të Edi Ramës.
Kur shkruaj opozita, nuk nënkuptoj vetëm PD, por gjithë partitë e spektrit të djathtë dhe të qendrës.
Sigurisht që lokomotiva e opozitës mbetet Partia Demokratike si më e madhja, me përvojë pushteti dhe opozite.

Le të ndalemi këtu…
Përtej meritave, gabimeve apo fajeve të lidershipit të kësaj partie në kohë, gjendja aktuale e saj kërkon përgjigje.
Një përgjigje që nuk duhet të jetë gjykuese, por reflektuese dhe tejkaluese për të rigrupuar çdo aset të saj, të përfshijë çdo zë kundërshtues brenda saj dhe mbi të gjitha çdo fluks opozitar në radhët e shoqërisë shqiptare.
Jemi përballë faktit, ka delirant, që duan ti lenë gjërat siç janë dhe mendjeqartët, që ndjejnë se gjërat duhet të ndryshojnë.
Tashmë është mjaft e dukshme dhe e e prekshme që një pjesë e mirë e individëve aktivë të politikës aktuale, përtej kampeve ku janë vendosur janë pro sistemit të mikrointeresave të lidhura ngushtësisht me qeverisjen. Kjo çon në mënyrë të pashmangshme drejt ndarjes së thellë me elektoratin. Klasa politike këtë ndarje mundohet herë pas here ta arrnojë me ndonjë ‘fytyrë të re’ që tërheq, me ca fjalë marketingu partiak, ndoshta edhe me ndonjë flirt me pushtetin.

Drejtuesit e grupimeve brenda formacionit tonë politik, që tashmë nuk mohohen dot, duhet të mos mbeten peng e inateve personale, por të gjejnë forcën e të ulen në sallën e përbashkët.
Duhet bërë kjo për hir të 100 mijë demokratëve, për shpresën e 650 mijë shqiptarëve votues të 25 prillit 2021, duhet bërë për hir të historisë, por edhe për ndryshimin e realitetit mjerues ku na ka çuar qeveria e konçesioneve dhe borxheve.
Kjo duhet kryer sa më parë edhe për faktin se, këtë pushtet mund ta rrëzojë vetëm Partia Demokratike ose mbetet përjetësisht klika aktuale.
Mos unifikimi i faktorëve me arsye objektive a subjektive, nuk ka asnjë justifikim, veç na konfirmon mjerimin e demokracisë dhe degradimin e kësaj kaste.
Një hulumtim i thjeshtë: në çdo 10 persona me të cilët gjerbim kafe gjatë ditës, 8 shprehen se nuk dinë më se për kë të votojnë. Kur subjektet partiake i largohen bazës, terrenit dhe veprimtarinë e tyre e kanalizojnë vetëm nëpërmjet komunikimeve mediatike, tregon se kemi një politikë të imazheve dhe një demokraci pa bërthamë.
Qytetarët tashmë trajtohen si një mjet për të mbërritur qëllimin dhe më pas janë inekzistent. 
Thënë sa më sipër, padyshim nuk dua t’i heq rëndësinë komunikimit mediatik, por sa më përket, kjo vlen kur i drejtohesh publikut të gjerë me diçka konkrete për t’i propozuar.
Mesa shihet establishmenti i 30 viteve politikë po kërkon vetëm të shpluhuroset pak dhe asgjë më tepër. Nuk flitet këtu për figura emblematike, ata janë të tillë pavarësisht nesh, por për ndihmësa servilë që nuk kanë as ndjekës, as fuqi përcjellëse në elektorat.
Këta tipa vërtiten rreth të parit si parazit dhe presin çastin e “telebingos” politike.
Nëse nuk largohen, nëse do të jetë kështu, degradimi ekonomik dhe politik i Shqipërisë do të thellohet.
Vërtet që zgjedhësit janë ata që vendosin, sepse kështu e thotë demokracia, por prijësit janë ata, që duhet të bëjnë strategjinë e tyre në kushte rrënjësisht të reja.
Ky mund të jetë një opinion në minorancë në rrethin politik, por në përceptimin tim është maxhorancë në opinionin publik të këtij vendi. Ka një ndërgjegjësim që nuk është më e mjaftueshme ribojatisja e sistemit partiak, prandaj duhet të ndahemi nga ky qerthull vicioz.
Politika e imazhit, politika e ofendimeve nëpër ekrane dhe e duarshtërngimeve në errësirë ndoshta mund të dehë ca trushpëlarë, por sigurisht nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të popullit shqiptar. Politika duhet të braktisë përfundimisht provincializmin e vet të “delireve sovraniste”, duhet të bëhemi të vetëdijshëm që po presim të na hapen dyert e Europës, kështu që kapacitetet e vendit për të zgjidhur problemet e tij kanë lidhje të ngushta me mendimin dhe politikat e Bashkimit Evropian. Duhet pra të krijohet një formacion solid dhe i panjollë i qendrës së djathtë, i cili të pritet natyrshëm në mes të familjes së vet europiane.
Një politikan i madh dhe burrë shteti, sigurisht që ka fuqinë dhe sugjestionin për ta sjellë elektoratin në alternativën e tij, por po aq duhet të gjejë shtigjet diplomatike për të shmangur efektet e stigmatizimeve nga aleatët.

Ndal te kjo çështje sensitive sepse elektorati i djathtë ndikohet nga opinionet, në dallim nga “ushtria e majtë” që u mjafton injeksioni ideologjik, propoganda partizane e luftës heroike me guerile dhe debatikas pa debat.

Koha thërret dhe sot është vonë, nesër më vonë…

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.
2 minutes ago
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
4 hours ago
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
6 hours ago
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
6 hours ago
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
6 hours ago

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!

Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?