NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    3 days ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Historia e shëmtuar e ofendimeve diplomatike
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
Kryesore
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Historia e shëmtuar e ofendimeve diplomatike

Neutrale
Last updated: 2022/06/08 at 6:56 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Nga Selimi “i tmerrshëm” te Sergei Lavrov, pse politikanët e botës e kanë përqeshur njëri-tjetrin prej kohësh

Kur Liz Truss, sekretarja e jashtme e Britanisë, fluturoi në Moskë më 10 shkurt, për të mbajtur bisedime me homologun e saj rus, Sergei Lavrov, ajo me siguri shpresonte se ndërhyrja e saj do të ndihmonte në zbutjen e tensioneve me Ukrainën.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit. Në një konferencë për shtyp pas bisedimeve, zoti Lavrov e krahasoi shkëmbimin e tyre me bisedën e “një memeci me një të shurdhër”, më pas u largua dhe e la zonjën Truss të vetme përballë kamerave.

Zoti Lavrov njihet për sjelljen pa takt: në vitin 2015, u kap në mikrofon, duke iu referuar zyrtarëve të Arabisë Saudite si “teveqelë”. Ai nuk është i pari që përdor ofendimet si mjet diplomacie. Historia e udhëheqësve botërorë që shkëmbejnë fyerje është një histori e gjatë dhe tërë vrer, shkruan The Economist.

Në Perandorinë Osmane, veprimet flisnin më shumë se fjalët. Kur Selimi “i tmerrshëm”, sulltani i cili sundoi nga viti 1512 deri në 1520, donte të shpallte fitoren mbi Dulkadir, që ishte një shtet i vogël midis perandorisë së tij dhe sulltanatit Mamluk të Egjiptit, ai çoi një të dërguar në Kajro.

Kur mbërriti atje, ambasadori hapi një thes dhe hodhi në këmbët e sulltanit Mamluk kokën e prerë të sundimtarit të Dulkadirit, një nga aleatët e tij më të ngushtë. Gjërat nuk u bënë më miqësore; osmanët më pas pushtuan Egjiptin. Në një tjetër incident në vitin 1827, guvernatori i Algjerit, goditi me vrik ambasadorin francez me një pallaskë mizash, duke provokuar më shumë se 130 vjet kolonizim.

Diplomacia moderne është më pak fizike, por po aq e ngarkuar. Autokratët tregojnë më shumë përbuzje për rivalët e tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike, gjë që nuk është aspak për t’u çuditur. Hugo Chavez, që ka qenë president i Venezuelës për 14 vjet që nga viti 1999, ishte i njohur për sulmet e tij kundër George W. Bush.

Ai e ka quajtur rregullisht presidentin amerikan një “djall”. Hera më e famshme ishte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai tha: “Këtu vjen ende era squfur” (pasi Bushi kishte mbajtur dje fjalimin aty). Chavez kishte një fjalor të pasur me tallje të mirëmenduara.

Në një fjalim televiziv në vitin 2006, ai tha për zotin Bush: “Ti je një injorant, një gomar, zoti ‘Rrezik’… Ti je një frikacak, një vrasës, një gjenocidal, një alkoolist, një pijanec, një gënjeshtar”. Udhëheqësit e tjerë nuk i toleronin shumë fjalimet e Chavez-it. Në një takim të krerëve të shteteve në vitin 2007, mbreti i Spanjës e qortoi publikisht Chavez-in: “Pse nuk e mbyll një herë gojën?”

Sulmet me ofendime nuk përmirësojnë aspak reputacionin e një udhëheqësi në botë, por ato tërheqin vëmendjen, gjë që zakonisht dëshirohet nga populistët dhe autoritarët. Dhe megjithëse pak prej tyre u bëhet vonë për respektin ndërkombëtar, ata mund të projektojnë një ndjenjë fuqie dhe vetëbesimi te bashkatdhetarët e tyre, duke u dukur sikur po sfidojnë të huajt.

Gati dy dekada më parë, kur Robert Mugabe, presidenti i atëhershëm i Zimbabwe-s, u tall me kryeministrin britanik, Tony Blair, duke e quajtur atë “një çunak me pantallona të shkurtra”, ai fitoi të qeshura miratuese edhe nga kundërshtarët vendas. Ndoshta për arsye të ngjashme, diplomatët kinezë e kanë quajtur kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, një “çunak”.

Ndër autokratët e tjerë që nuk kanë një filtër midis mendjes dhe gojës, është Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve, i cili në vitin 2016, lëshoi një “fuck you” (duke ngritur gishtin e mesit) ndaj Bashkimit Europian, pasi deputetët europianë kritikuan luftën e tij mizore ndaj drogës. Kim Jong Un i Koresë së Veriut, e quajti Donald Trump-in një “matuf” në vitin 2017, por kjo ishte në përgjigje të ofendimit të zotit Trump, i cili e kishte quajtur atë “njeriu raketë”.

Sidoqoftë, edhe në këtë anë kaq të ulët dhe të vrazhdë të spektrit diplomatik, finesa të jep përparësi. Dredhitë dinake mund të jenë më thumbuese se ofendimet e vrazhda. Në vitin 2010, Turqia dhe Izraeli patën një mosmarrëveshje diplomatike, sepse zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit, e uli ambasadorin turk në një divan të ulët në një takim.

Turqia më vonë provoi një marifet të ngjashëm, duke lënë mënjanë Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Europian, të ulur në një divan, ndërsa zoti Erdogan dhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian, ishin ulur ballë për ballë në dy karrige, si vendimmarrësit kryesorë.

Në vitin 2007, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tronditi kancelaren gjermane Angela Merkel, duke i prezantuar asaj qenin e tij labrador, të zi dhe të madh, megjithëse dihet se zonja Merkel ka fobi ndaj qenve. Më vonë ai u shpreh: “Doja të bëja një gjest të mirë për të”.

Nuk ka dyshim se përqeshjet dhe ofendimet do të vazhdojnë. Diplomacia moderne ofron më shumë mundësi se kurrë për forma të reja mosmarrëveshjesh.

Tani diplomatët shkëmbejnë meme online si fyerje dhe qortime. Në vitin 2018, kur udhëheqësi suprem i Iranit bëri një postim në Twitter, duke e quajtur Izraelin “një tumor malinj kanceroz”, ambasada e Izraelit në Amerikë, u përgjigj me një foto nga “Mean Girls”, një film për gjimnazistë thashethemexhinj. Mbishkrimi thoshte: “Pse je kaq i fiksuar pas meje?”

Monitor

TAGGED: Lajme
Neutrale June 8, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
22 hours ago
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
2 days ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
2 days ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
2 days ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
3 days ago

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?