NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ U besoj më shumë raporteve të gazetarëve për Edi Ramën, se deklaratave e puthjes së Marta Kos!
    2 days ago
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    6 days ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Poezi nga Hamdi Skeja
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
Aktualitet
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
Të tjera
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
Të tjera
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
Ekonomia
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Poezi nga Hamdi Skeja

Neutrale
Last updated: 2022/06/05 at 12:03 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE


Një këngë pa refren

Ia nisa me vargje fjalëve që kam në zemër,
si frymëzim i gjithçkaje që lindi mes nesh.
Se kur të njoha, o mrekulli e bukur emër,
edhe toka me rrobat që kishe, u vesh!

Të thashë që je poezi, e poezi për ty krijova.
Me apo pa rima, por me nota të larta dëshirimi.
E brenda zemrës kala me ty ndërtova.
O diell i mahnitshëm, o magji perëndimi!

Kur flet ngjan me një gurgullimë uji në përrua.
Me erë përkëdhelëse fushave, maleve t’larta.
Ti je xhelozi e verdhë, si koha kur piqet një ftua
Por mua më dukesh si perla t’kristalta.

S’di në je saksi lulesh, a lëndinë me zambak t’bardhë,
në je Perëndi që prej qiellit të ka zbritur Zoti vet.
Mund të jesh edhe e shenjtë me kryq në ballë.
Diell, hënë a qiell…Çfarë je në të vërtetë?!

Në sytë e tu të bukur shoh një botë plot qetësi.
Se ç’kod kanë, të lutem m’a thuaj!
Në t’vërtetë je vajzë a Perëndi,
ti luleplotë që aromatizon një kopësht t’huaj?!

Ti më je këngë që veç refreni duhet: “Si magji”
Se bukuria e rrallë s’të përshkruhet në vargje!
O këngë dallëndyshesh që me ty s’ka vetmi,
o mollë joshëse, që ngjan me të tuat faqe!

Në vargje këngësh, s’gjej fjalët për ti shprehur,
ndaj dhe refreni s’del përveçse “Je Magji”
Ti je natyrisht një tempull reve ngrehur,
xhami a kishë që unë falem me aq dashuri

Ti më je tekst muzike, që luan veç Vivaldi.
Miksim mes erës kur përkëdhel lulet më je!
Me bukurinë tënde ndërtohen kështjella arti,
si zanë mali me hyjeshinë që ke.

Ah! Gërrvish në ikje qiellin që ulërin fuqishëm.
Hënën gjuaj drejt teje, si emërtim hyjnor.
Arratisu duke menduar që yllzon magjishëm!
Le të mbetet kujtimi i malltë, pa unaza e pa kurorë…

Femrave që kam njohur!

Qëkur mora njohurit e jetës
vrapova pas jush, si një fëmijë kur i ikën topi,
po ju  nuk ishit e rrumbullakët si një mollë, ishit lule!
ishit:
Gjithmonë një lindje dielli,
një zheg që djeg sigurisht,
një perëndim dielli,
një hënë me yje,
një hënë pa yje.
një flutur mes barit,
një sorkadhe mes pyllit,
një tingull vivaldi sa herë flisnit!
si një xixëllonjë që dritëson netëve,
Ishit shpesh një mjelmë e vetmuar,
shpesh edhe një rosë e bukur me zogjt e saj.
nganjëherë një përrua që gurgullonte mes gojës tuaj,
një liqen i paqtë,
një lëndinë tulipanësh,
një qiell plotë piskama rrufeshë.
Vrapoja pas jush për t’ju parë nga afër,
më qartësisht,
më thellësisht!
për t’ju njohur.
po zanat e malit nuk njihen.
E si mund të njihen femrat?!
Qëkur ju kam dashuruar,
me forcë shpirti  ju kam admiruar
(Fatmirësisht kam dashuruar shumë, adhuruar vetëm një),
Zbuloja nga një botë mahnitëse!
Sa herë qeshnit, dielli shpërthente si një gonxhe trendafili,
si një pantera në kohën e pranverës,
si një zambak në bjeshkët e Korabit,
e deri te “silene tomentoza”,
Ju ishit  një lule si “Garcinia macrophylla”,
e gjitha… një amazonë.
E gjitha…një botë brenda kësaj bote që mundohem t’ju shijoj mes orkestrës së buzëqeshjeve si smeralde!
Femra;
Sa paqe,
Sa trazim,
Po unë u’a them:
Jeni qetësi dhe botë për shpirtin tim!
Ju e dini,
të gjitha që jeni dhe nuk jeni pranë meje;
I jepni botë-botës!
Nuk kam nevojë më t’ju njoh,
sa herë ju qeshni botën e zbukuroni,
qielli merr ngjyrën e fytyrës së femrës,
bari teksa luan piano në vallëzimin e erës,
është e gjitha e folura juaj!
Se…
Ju jeni qenia  më e çmuar në këtë botë,
që vetëm Perëndia ka forcën për t’ju ndërtuar në jetë,
që lulëzoni me mahnitje!

Neutrale June 5, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
24 hours ago
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
1 day ago
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
2 days ago
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
2 days ago
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
2 days ago

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan

Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore

Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!

5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?