NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    6 hours ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    1 day ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Harris Murana/ Shushunjat në “Air Albania” dhe jashtë tij
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Harris Murana/ Shushunjat në “Air Albania” dhe jashtë tij

Neutrale
Last updated: 2022/05/26 at 8:20 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

  Javët e ngazëllimit qeveritar me italianë e holandezë kaluan.
Trofeu iku në Romë e dëshpërimi fluturoi në Amsterdam.
Një trup-grup me kostume të zinj apo fustane sharmante mbasi frymuan emocione deri në mesnatë, sot shpërndahen nëpër zyrat komanduese të shtetit. Edhe pse nuk nevojitet prezantim, ishin në tribunë ata që veç tribunave ndihen mirë, Zeusi vetë me ministra e deputetë, drejtorë të mëdhenj e mëkëmbës inceneratorësh.
Ne ishim e mbetemi këtu, në vendin e shqiponjave me krahë të thyer.
  Le t’ju kthehemi problemeve tona, që nuk lindin nga gjeografia, por nga verbëria jonë sesi i besojmë politikës.
Sa kryefamiljarë sot nuk do të munden të blejnë mallrat më të domosdoshme për familjen?
Sa mëma zemërthyera do përcjellin vajzat në universitet pa ju dhënë lekët e kafes ? Sa… shumica po presin fjalimet politike në parlament.
   Perceptimi se politika automatikisht gjeneron klientelizëm, oportunizëm, karrierizëm dhe nepotizëm, tashmë është në maxhorancë. Thënia ‘Ku ka pushtet , ka korrupsion’ nuk çudit më. Themel i politikës në Shqipëri, janë klanet dhe përdorimi i të mirave publike në dobi të interesit personal. Shtrirja në kohë e kësaj “modus operandi” ka larguar gjithmonë e më tepër politikën nga njerëzit e ndershëm, të cilët iu përmbahen parimeve dhe nuk bëjnë kompromise. Ata janë dorëzuar,  kanë braktisur politikën në duart e çakejve me moral thellësisht të dyshimtë dhe përbëjnë tashmë atë që quhet elektorati gri.
Sa më sipër mendoj se duhet të shërbejë si sinjal paralajmërimi për zgjedhjet e ardhshme. Duhet që komuniteti të mos abstenojë por të veprojë dhe të ulërijë: ‘Mjaft më! Do ju largojmë!’, në mënyrë që në karriget e parlamentit dhe jo vetëm, të ulen më të mirët dhe qytetarët të kenë besimin se me votë do të përfaqësohen nga individë të zotë dhe me vlera. Është koha ti themi JO përfaqësuesve që synojnë vetëm pushtetin, ti themi JO atyre që rëndom flasin në emër të qytetarëve dhe kurrë nuk punuan për ta.  Jemi përballë një politike e cila nuk po di të distancohet nga logjika e tregtisë dhe lobimeve të dyshimta e për rrjedhojë nuk po di të rrijë larg as prej personazheve ‘të pistë’
Duhet pra që votën ta bazojmë vetëm mbi bindje të forta për ata që na propozohen, për idetë dhe programet e tyre, të cilat duhet të vihen në zbatim menjëherë pas zgjedhjeve. Raporti midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve detyrimisht kërkon besim reciprok. Kështu që kur njërit prej tyrë ti ngarkohet ushtrimi I një funksioni në ekzekutiv, do kemi më shumë siguri se ai do veprojnë në interes të së mirës publike.
Është e pa vend të shohim politikanë, që me zë e figurë,  janë faktuar se kanë vjedhur vota, të na ripropozohen si alternativë pasi janë ‘larë’ me ujë moçali. E për këtë politika shqiptare nuk rresht së prodhuari shembuj në çdo process zgjedhor. Të famshme dosjet 339 dhe 184 të cilat nxorrën hapur punën e makinerisë shtetërore në tjetërsimin e votës, por nga ana tjetër kemi dhe eksponentë politikë brenda opozitës që deklarohen se kanë vjedhur vota për një palë dhe i ribesohen ofiqe nga pala tjetër. Politika dhe institucionet duhet të rifitojnë rolin e tyrë dhe të japin prova që punojnë në interes të qytetarëve.
Kjo nuk duhet të mbetet retorikë, por reagim i fortë nga çdo kush që është i përfshirë në politikë sado periferik qoftë në listat e partive.
Shushunjat nuk i largon as kambana e kishës as zëri i imamit nga altoporlanti i minaresë, shushunjat i heq nga trupi veç gërshëra e gjykimit.
Vota e largon të keqen, por jo vota e kushtëzuar me bukën e një muaji, me lejen e murit të avllisë.
Përtej tyre, tej gardhit ideologjik të mendjes, është dinjiteti dhe qytetaria.
Kur bëhemi të tillë…. ! ? !

TAGGED: Lajme
Neutrale May 26, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
6 hours ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
6 hours ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
11 hours ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
1 day ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
1 day ago

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?