NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    12 months ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    1 year ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e farsës së 11 majit
    2 weeks ago
    Ironia e Flamur Nokës: Burgu tani ka një zë të fuqishëm në parlament!
    1 month ago
    Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit
    1 month ago
    Takimi i delegacionit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryesuar nga z. Sali Berisha me Eurodeputetin Andrey Kovatchev
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Asdren Kola/Rikthimi i Berishës, a është një Moisi ?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian
Të tjera
Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?
Të tjera
Forcat speciale më të mira në botë*
Të tjera
Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri
Të tjera
Basir Çollaku/ “Kasapi Rama”, delet e “therura” nga SPAK
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Asdren Kola/Rikthimi i Berishës, a është një Moisi ?

Neutrale
Last updated: 2022/05/24 at 10:15 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

  Ish kryeministri Berisha, sikurse pritej sapo nisi forumin “foltorja”, u rikthye në krye të Partisë Demokratike.
Mes debatesh e kundërshtive, akuzave e kundërakuzave, në një proces zhvillimesh prej 270 ditësh, ai përmbylli edhe formalisht marrjen në dorë të partisë që vetë e themeloi në dhjetor 1990.
U kthye, siç ai di të kthehet, me vrull, energji, sugjestion, karizmatik e mesazhdhënës,  me ndjekës të shumtë,por edhe me mospranues serioz.
Mes brohorive të mbështetësve, kritikave e anatemave nga pjesa tjetër, pak minuta mbasi kishte dalë rezultati i votimeve për kryetar, u ngjit në sallën e konferencave të selisë blu.
Në fjalimin e tij, spikasnin tre linja kumtesh; kurrë, nuk është gjithmonë jo; jemi misionar të lirisë; mbështetje të plotë rinisë.
Doktori ka dëshmuar se është strateg dhe i paparashikueshëm në aksionet politike që ndërmerr.
Në daljen e parë sot, teksa shkonte në seancë plenare, ndali te grupi i parë që protestonte dhe u bë njësh me ta. Forumi qytetar për mbrojtjen e Butrintit lëshonte akuza ndaj qeverisë dhe Berisha u shpreh, “Butrinti” është imperativi jonë.
U fut në parlament dhe në morinë e akuzave ndaj qeverisë ju drejtua ministres Spiropali, “Elisa, ty, kudo që të prekësh nxjerrë lekë”.
   Ky është Berisha, sulm pa ndalur ndaj kundërshtarëve, ai di të tërheq ithtarët, por edhe këdo që mbase nuk e pëlqen atë, por është i pakënaqur nga ata që doktori shënjestron.
Edhe pse 78 vjeçar ai nuk rrëfen asnjë shenjë lodhje, dominon skenën politike jo vetëm mediatikisht, por edhe në terren, duke shkelur çdo cep të vendit.
Trajektorja e jetës së tij është e pasur me suksese e dështime.
Mund të përmendim aspektin profesional si sukses të parë, kurajon për të qenë kritik në shtypin e viteve 89‐-90,  drejtimin e PD në fitoren plebishitare në mars 1992.
Vitet e qeverisjes së parë kanë plot mangësi si ndroja për të kthyer pronën te pronari etj, por ngazëllimi mbyste detajet teknike të këtij aspekti.
Më 1997 vjen dështimi i parë dramatik, përfshirja e vendit në trazira me rrezik të lartë për konflikt të armatosur. Si pasojë e kësaj jep dorëheqjen duke ndërprerë mandatin e dytë të presidencës.
  Në vitin 2005 rikthen Partinë Demokratike në pushtet dhe arrin suksese të mëdha në rritjen ekonomike, infrastrukturë, lëvizjen pa viza të qytetarëve, anëtarësimi në NATO, protagonist në pavarësinë e Kosovës.
Të gjitha këto nuk zeruan dot problematikat e shfaqura gjatë qeverisjes 8 vjeçare, 4 vite prej të cilave në aleancë me LSI-në e Ilir Metës.
Më të rëndat ngjarje ishin, tragjedia e Gërdecit, viktimat e 21 janarit, perceptimi popullor se në disa privatizime të sektorëve të rëndësishëm mund të kishte afera.
Propoganda e opozitës së majtë ngrinte hipoteza dhe akuza të forta mbas çdo firme të Kryeministrit Berisha.
Në fund të mandatit të dytë qeverisës, e majta, duke tërhequr edhe Metën brenda vetes, mblodhi çdo zë të pakënaqur dhe u shfaq si front i gjerë kundër Berishës.
  Gjithë këto krijuan faktin e dy  batutave: “aleanca e qelbësirave kundër Berishës” batutë e parë kjo nga opinionistët dhe batuta e dytë me autor Ramën “1 milion shpulla”.
  Me rënien në opozitë dhe dorëheqjen e Berishës, drejtimin e kësaj force politike e mori “beniamini i Doktorit”, sikurse e quanin jo vetëm demokratët.
Dështimet dhe gafat politike e shoqëruan këtë forcë politike në disa zgjedhje, por penalizuese ishte djegia e mandateve parlamentare dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të vitit 2019.
2013 ‐‐2022 Basha kryetar i opozitës me bekimin e liderit historik (bekim që skadoi në shtator të një viti më parë).

Realpolitika shqiptare përshkohet vetëm nga pragmatizmi, ajo i përtyp parimet
   Problemet reale që ka Berisha për të rikthyer besimin e shqiptarëve te partia më e madhe e opozitës…
E para është kurimi i plagëve që mori struktura në betejën mes vetes. Një betejë jo e lehtë kjo, nëse ju referohemi ngjarjeve dhe akuzave ndërmjet dy grupeve brenda kësaj partie të madhe dhe me flukse prurjesh nga çdo shtresë shoqërore.
Mendoj se lëvizja e parë e trupës operative rreth tij, duhet të jetë pikërisht ndalja e sulmeve të demokratëve ndaj njeri tjetrit.
Nuk duhet harruar se midis dishepujve të Doktorit, janë shumë nga ata, që e kanë mbështetur deri në adhurim Lulzim Bashën dhe nga ana tjetër janë ata, që jo se e kanë dashur Bashën me betim, por kanë besuar se te ai identifikohej institucioni. Mbi të gjitha, të gjithë janë demokratë me kontribute në vite. Vetë ai ka dhënë prova disa herë se e mund inatin dhe i mbledh të gjithë rreth objektivit për të mundur kundërshtarin politik. Shembujt janë, duke nisur me Cekën, Imamin, Pashkon, Pollon, Selamin, Islamin, Metën, etjer.
E dyta, kapërcimi i kalvareve gjyqësore dhe shmangia e ndonjë skizme të re brenda së djathtës që sado e vogël të jetë, dëmin e bënë të madh.
E treta, rikthimi i besimit te elektorati, se Partia Demokratike mbetet alternativa më e mirë dhe pa u mbledhur rreth saj, s’ka tjetër mundësi për t’u shkëputur nga pushteti i varfërisë që prodhoi Rilindja e Ramës.
E katërta, të shmanget stereotipi i para disa viteve, kur një pjesë e niste historinë e PD-së te “Çadra e Lirisë”, rrezik që po përsëritet duke caktuar cakun e meritës te “Foltorja apo Shtëpia e Lirisë”
E pesta dhe më e rëndësishmja, mbetet beteja diplomatike me SHBA, për të hequr përcaktorin “i padëshirueshëm”.
  Patriarku i së djathtës duhet të bëjë betejën emblematike dhe vendimtare për të kaluar oqeanin.
Si patriarku Moisi dikur, ai duhet ta hapi detin(oqeanin) nëse do që të shpëtojë gjithë ata që e ndjekin në udhëheqësinë e tij.
Përparësitë e Berishës në synimet e tij:
E para;  bindja se është lider që i mban premtimet. Shumë e rëndësishme kjo për drejtuesin politik.
E dyta; sugjestioni që përcjell ndër masa popullore dhe elektrizimi i sallave, ai di të prek plagët që ngacmojnë shoqërinë.
E treta; bindja dhe faktet e prangave, se kjo është qeveri e korruptuar dhe jo legjitime duke gjykuar si erdhi në pushtet para një viti.
E katërta; gjendja ekonomike në të cilën ndodhen familjet shqiptare. Kaq shumë janë ngarkuar me mllef e pamundësi, sa, edhe sikur drejt zotit t’i drejtosh çohen, pa menduar nëse ka blasfemi apo jo (Zoti na faltë ! ).

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian
2 hours ago
Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?
5 hours ago
Forcat speciale më të mira në botë*
8 hours ago
Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri
9 hours ago
Basir Çollaku/ “Kasapi Rama”, delet e “therura” nga SPAK
10 hours ago

Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian

Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?

Forcat speciale më të mira në botë*

Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?