NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ U besoj më shumë raporteve të gazetarëve për Edi Ramën, se deklaratave e puthjes së Marta Kos!
    4 days ago
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    1 week ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Harris Murana* Rithemelimi i pluralizmit !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
Aktualitet Kryesore
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
Aktualitet
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
Të tjera
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
Të tjera
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
Ekonomia
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Harris Murana* Rithemelimi i pluralizmit !

Neutrale
Last updated: 2022/05/21 at 7:14 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Duhet një ndryshim gjithëpërfshirës!
Duhet një shkundje politike!
Ka një lloj mënyre të të konceptuarit të politikës në Shqipëri, e cila për sa më përket, ka mbërritur limitet e saj në këto 32 vite. Kriteri bazë është demonizimi i konceptit të të bërit politikë. Duket sikur çdo gjë që vjen nga baza përputhet me një lloj lobizmi në favor të privilegjeve ‘të disave’, pra tek njerëzit, kjo frymë e padukshme (si çdo frymë),  gjithmonë e më përcjell perceptimin e politikës jo si art i kompromisit, por si kulisë e kapjes dhe e korrupsionit.
Si rrjedhojë vjen dhe demonizimi i kundërshtarit, baltosja e tij deri në breza familjar.
Të qeverisësh nuk do të thotë më të kërkosh të ndërtosh të mirën e përbashkët në dialektikën mes atij, që është mundur dhe atij që ka fituar zgjedhjet, por vetëm të mundohesh të shkelësh kundërshtarin. Për më tepër duke përdorur dhe aleanca të tjera okulte psh ato me gjykatat apo organet e hetimit, segmente të pushtetit e të influencierëve.
Pas më shumë se 30 vitesh është koha të vendosim në peshore këto koncepte. Kriza e demokracisë tregon se orientimi i politikës në mjet për qëllime personale, na çon drejt përplasjes së paevitueshme dhe humbjes së bashkëjetesës  kombëtare në paqe.
Edhe pas zgjedhjeve ka qindra mijëra persona që urrehen mes tyre, nuk njohin legjitimitetin e pozicioneve të të tjerëve dhe nuk përpiqen të gjejnë mundësitë për të zgjidhur nevojat e tyre. Kjo ndoshta vjen dhe si derivat i sëmundjes së vjetër nga e cila lëngon shoqëria jonë “prekja e votës” dhe këtu nuk flas vetëm për votat që çojnë në formimin e ekzekutivit, por edhe votat brenda një subjekti politik. Ka raste të pohuara nga emra publikë për këtë.
Cënimi i votës, shkelja e një vullneti të shprehur, pa diskutim që çon drejt injorimit të interesave legjitime të të varfërve, bizneseve të vogla, të të pamunëve e të papunëve, etj. Tragjikomedia e gjendjes ku jemi duket qartë kur shohim lider që shiten “të fortë” në fushatat elektorale dhe, kur sipari bie na dalin një HIÇ në qeverisje. Rasti i të fortit timonier në politikë tashmë është ikonik. Gati një dekadë me timon në dorë dhe ekonomia ka ngecur, propaganda lulëzon mbi grataçela.
Nuk ka sesi të mirëqeverisësh kur njerëz pa ideale ndryshojnë shpesh opinione dhe lëvizin  sipas interesave që janë tërësisht personale. Të ndryshosh mendim është normale, të shkelësh e shesësh parime është rrugaçëri politike.
Ska programe afatgjata për arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik, administrimin e territorit, skemat e pensioneve.
E gjitha kjo sepse zgjedhjet e bëra nuk janë të vendosura mbi bindje solide, por mbi blerje votash e kushte të tjera mbijetese, përfitimesh, kërcënimesh apo kompromiseve politike.
Rrjedhë e tillë e çon në kolaps sistemin e votës dhe delegjitimon produktin pushtet.
Si pasojë, kontributet e atyre që prodhojnë pushtetin, idealistëve mbështetës, intelektualëve e të rinjve humbin përballë ambicies së mercenarëve që mezi presin fushatat.
Humbur janë gjithashtu humbësit e garës (s’ka paradoks te kjo humbës-humbur), kritikuesit, mendimi ndryshe brenda formacionit, por konstruktiv në idetë e tyre… dhe humbësit real janë ata që votojnë.
Nga ky këndvështrim, kërkohet që elitat drejtuese do duhej të ishin të hapura ndaj kompromisit dhe kontributit të të gjithëve, dhe të atyre që e mendojnë ndryshe, fraksioneve dhe flukseve të tjera jashtë rreshtave politikë.
Momenti është tani ose pluralizmin po e dërgojmë në humnerë.
Vota është fanari mbi shkëmb në det, po nuk e shikuam, anija ku udhëtojmë do të çahet e të gjithë mbytemi.
Varka shpëtimi s’ka për të gjithë, ato që janë i rrëmben ekuipazhi. Ne, rrematarët dhe pasagjerët e kësaj anije duhet të hapim sytë e të ulërasim për drejtimin e kursit.
Duhet rigjetur, rishpikur, rithemeluar DEMOKRACIA. Demokracia, ku pjesëmarrja në jetën publike të mos jetë e lidhur vetëm me votën, por dhe me krijimin e një shoqërie të organizuar nëpërmjet grupeve të mendimit ndryshe.
Pra, në mbyllje sa më përket e për sa mendoj, ndoshta është koha të falim (në mos të falim të gëlltisim) për sa zhgënjime përjetuam në këto vite të demokracisë me brinjë të thyera.
E mira është e dukshme dhe duhet ta pohojmë, e gabuara është rrezëllitëse dhe më shpesh duhet ta pohojmë, e fajshmja bënë muuu dhe luftë t’i shpallim.
Një apel shpirti kam, më së pari për çdo demokrat e person të spektrit të djathtë, por edhe çdo tjetër njeri arsyeqartë: Të kapërcejmë barrierat ideologjike e moskuptimin midis nesh, kur vjen fjala e puna te atdheu që do ju lëmë fëmijëve.
* President i Shoqatës Politike Antikomuniste Atdhetare “2 Prill 1991”

TAGGED: Lajme
Neutrale May 21, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
7 hours ago
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
3 days ago
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
3 days ago
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
4 days ago
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
4 days ago

Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan

Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore

Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?