Vlerat morale mbi të cilat mbështet, mbrohet dhe cilësohet si i mire, i drejtë, i virtutshëm homoseksualiteti ( dhe ndjekja e çdo epshi apo oreksi me forcë) janë ato të paganizmit.
1- Paganizmi është politeistik. Çdo individ (apo grup) e ndjen veten subjekt të Zotit apo perëndisë së tij. Në një nivel praktik kjo do të thotë se bashkësia dalluese e vlerave, standarteve, qëllimeve dhe ligjeve të secilit perëndi qeveri (ka në dorë) jetët e adhuruesve të kësaj perëndie.
2- Shoqëria pagane është polivalente. Asnjë moral i vetëm standard nuk qeveris jetët e njerëzve. Vetëm pushteti i forcës është superior mbi të gjitha, jo perëndia, jo një bashkësi e caktuar vlerash njerëzore.
3- Për pasojë, shoqëritë pagane priren të bëhen joegalitariane. Standarte të ndryshme për grupe të ndryshme çojnë pashmangshëm në gara të fragmentuara dhe me kalimin e kohës vullneti për pushtet bëhet rregulli i vetëm. Fuqia përcakton të drejtën dhe shumë shpejt zhbën sundimin e ligjit; Zeusi sundon sepse ai është më i fuqishmi, për asnjë arsye tjetër. Ai sigurisht nuk është më i dituri; dhe as që ka një koncept mbi të ndershmem.
Ne te kundërt ose përballë këtyre vlerave qëndrojnë ato të monoteizmit të cilat përvijojnë një moral tjetër, të qëndrueshëm që i vë fre hasdisjes apo ndjekjes së pakufi të epsheve, orekseve dhe pasioneve. Monoteizmi për pasojë është kundër sjelljeve të tilla seksuale si homoseksualitetei dhe nuk i quan ato të mira, të drejta, të virtytshme etj.
1- Monoteizmi është monoteistik. Ka vetëm një Zot dhe nuk ka Zot veç Zotit. Kështu çdo individ dhe çdo grup, pavarësisht se sa të ndryshëm për nga natyra, pavarësisht se me sa dhunti apo mangësi, është përgjegjës përpara një Zoti.
2- Një shoqëri monoteistike është univalente. Në një kuptim praktik kjo do të thotë se të gjithë njerëzit japin llogari përpara një bashkësie vlerash, qëllimesh dhe ligjesh. Para Zotit që vendos këtë ligj uniform të gjithë njerëzit trajtohen në mënyrë të barabartë, qoftë kjo në përftimin e tyre të menjëhershëm, siç e shohin ata, ose në dëm të tyre.
3-Shoqëritë monoteistike priren për këtë arsye të jenë egalitariane, jo në rezultate, por në lidhje me procesin.Zoti monoteistik nuk respekton personatm, zyrat apo rangjet.
4-Monoteizmi është teistik. Ai pohon një dallim kritik midis Krijuesit dhe krijimit dhe prandaj gjithashtu midis Krijuesit dhe krijesës, përfshirë njeriun. Njeriu, gjithashtu, si njeri – jo si një makinë biomolekulare – mendohet se bart brenda vetes një kapacitet plotësisht jo natyral për shpirt dhe ky shpirt nuk është prej botës, ndonëse është në botë. Kjo do të thotë se njeriu është një krijesë duale. Ai nuk mund të kuptohet vetëm në terma të shkaqeve të para; dhe në njëfarë mase zgjedhjet e tij morale qëndrojnë kundër natyrës së tij instiktive. Ndonëse monoteistët e pranojnë vlerën e çdo instikti, kënaqësia instiktive duhet ti nënshtrohet një qëllimi të vetëm të lartë – të shenjtëruar – dhe kështu të kufizohet, përmbahet dhe në disa raste të shmanget krejt.
5- Adhurimi monoteistik të largon nga e dhunshmja, hedonistja dhe orgjiastikja. Për shkak se instiktet janë krijesore dhe jo hyjnore, ato nuk duhet të ngrihen në stadin e arbitrit fundor të zakoneve sociale e individuale. Me fjalë të tjera, instiktet nuk adhurohen….