Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, mazhoranca dhe opozita e kanë prezantuar ndryshe progres raportin e BE-së lidhur me integrimin e vendit.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, u shpreh se qeverisë i mungon vullneti për reforma.
Në fjalën e tij, bashkëkryetari i Këshillit nga radhët e mazhorancës, Taulant Balla u shpreh se, ky është raporti më i mirë që ka pasur vendi ndonjëherë.
“Ishte me nota pesimiste, kjo ndodh historikisht nga 2016, që sa herë është prezantuar projekt raporti dhe qytetarët mendojnë se janë 2 progres raportime, një opozitë dhe një mazhorancë, por ajo është detyra jonë e shtëpisë. Sa i përket ligjit për mediat, ai nuk ekziston më është tërhequr dhe nuk është më një çështje, në konferencën e kryetarëve do bëhet edhe njoftimi në aspektin procedurial, sa i përket ligjit të amnistisë, ai do të bëhet, vazhdojmë të nxisim konsultime” tha Balla

