☆☆☆
Siç jam i bindur që me një këmbë s’qëndron ura,
Ashtu jam i sigurt që ka më shumë meshkuj se burra!
Ndaj njerëz kujdes me fjalën,
çan gurin dhe pemën shtie përdhe,
të mbahemi mend për të mirë në jetë
se sot s’jam unë dhe nesër ti nuk je.
Nëse keni zemër dhe shpirt,
Bëhuni ilaç me fjalë të mira,
Se të gjithë do marrin veç një metër dhe,
E mos të thonë nëpër dhembë – Vdiq qelbësira!
☆☆☆
Dashuria…!
Nuk paska hall më të madh,
Kur e zë të ziun njeri,
Të gjithave u bëka ballë,
Veç të shkretës dashuri.
Se të vjen ashtu papritur,
As të pyet, as të troket,
Me shigjetë të lë goditur,
Të bën cop zemrën e shkretë.
Ti tek mua je kurdisur,
Më sëmure moj aman,
Gjemë ilaç zemrës së krisur,
Edhe shpirtit bëj derman.
☆☆☆
Pë ty nënë!
Shpesh më thonë, pse s’shkruan për nënën,
për më të madhen mrekulli,
Per shembull, pse shkruan për deti,diellin, hënën
dhe për të humburat dashuri.
Por unë di të shkruaj çdo gjë që thuhet,
gjej dhe fjalët që kurrë s’janë thënë,
por njeriu duhet të druhet,
përballë shenjtërisë së fjalës nënë.
Të lutem mos ma mer për keq, nënoke
sepse unë e di, çfarë bëre për mua,
prandaj edhe sikur të mar, gjithë fjalët e kësaj bote,
prap nuk do të thonë, se sa të dua.
Prandaj njeriu gjithmon druhet,
e para nënës, do të druhet mot e jetë,
sepse e pamundur të shkruhet,
e gjithë bota në një fletë.

