NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    1 day ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    1 day ago
    Sali Berisha: Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?
    2 days ago
    Berisha: Shqipëria një narkoshtet, krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: BE i premton ndihmë Ballkanit për energjinë e kërcënimet hibride – Takim në Nju Jork
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
Kryesore Politikë
Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
Kryesore Politikë
Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Pacolli nuk ka “Valonët” kundra por, autoritetin KONTRAKTOR !
Të tjera
Durrës/ Njoftoi vetë familjen dhe ambulancën, 31-vjeçari gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

BE i premton ndihmë Ballkanit për energjinë e kërcënimet hibride – Takim në Nju Jork

Neutrale
Last updated: 2022/09/22 at 8:34 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

BE përfshin Ballkanin në zbutjen e pasojave të luftës në Ukrainë

Kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u premtoi liderëve të Ballkanit Perëndimor në një takim në Nju Jork, se BE-ja do të ndihmojë për të rritur sigurinë energjetike dhe për të adresuar kërcënimet hibride.

Takimi i gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor me kreun e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u zhvillua në Nju Jork, ku po mbahet sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kishte në fokus ndikimin që ka në rajon pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

Borrell: BE ndihmë  Ballkanit për energjinë e kërcënimet hibride 

Josep Borrell u premtoi shteteve të Ballkanit Perëndimor se Bashkimi Evropian,  do t’i ndihmojë ata për të rritur sigurinë energjetike dhe për të adresuar “kërcënimet hibride, përfshirë edhe ato kibernetike”. Në njoftimin e lëshuar nga zyra e Borrell thuhet se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si do të mund të adresojnë së bashku pasojat dëmtuese të luftës së Ukrainës mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë, stabilitetit dhe sigurisë në Evropë dhe botë”. “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjell lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja e përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”.

Në takimin me Borrell merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pas takimit shkroi, se “në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, Kosova i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe se askush në rajon nuk duhet t`i shërbej si satelit asaj për destabilizim të rajonit”. Serbia është vendi i rajonit që refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, megjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian.

Osmani ngre çështjen e liberalizimit të vizave

Në takimin me Borrell në Nju Jork, presidentja Osmani ngriti edhe njëherë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku vendi akoma nuk gëzon të drejtën e lirë të lëvizjes në zonën Shengen. “Prej katër vjetësh, institucionet e Bashkimit Evropian, kanë konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”. Në takim “presidentja Osmani ka kërkuar përmbylljen urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe ka potencuar përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet, për rrugën e saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës. Në takimin e organizuar nga Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, presidentja Osmani, gjithashtu ka kërkuar “mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”.

Në takimin me Borrell merrte pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili nga Nju Yorku, shkroi në profilin e tij në Instagram, se “ka një lajm të mirë për tërheqjen e një njohjeje për Kosovën”. “Pavarësisht se Serbia po kalon nëpër një periudhë të vështirë, ka një lajm të mirë për qytetarët e Serbisë. Kam marr një tjetër njoftim për tërheqje të njohjes për Kosovën, kështu që ne po forcojmë pozicionin tonë dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë të luftojmë dhe do t’i referohemi të drejtës publike ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Progresi në dialog dhe ulja e tensioneve pas zhvillimeve  që ndodhën nën fund të korrikut në veri të Kosovës mbeten kërkesa të BE. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, që ishte i pranishëm në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit Vuçiq e kërkoi këtë nga të dyja vendet. Nga data 31 tetor, serbët e Kosovës që kanë makinat me targa të qyteteve të Serbisë, nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë. Sipas krerëve të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht  në veri është e qetë, mirëpo e brishtë. Andaj KFOR-i nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave më 31 tetor që qeveria e Kosovës e ka përcaktuar dhe që po kundërshtohet nga Serbia. “Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar, nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë dhe këtë vendim mund ta marrim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë. DW

Neutrale September 22, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
1 day ago
Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
1 day ago
Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!
1 day ago
Irena Beqiraj/ Pacolli nuk ka “Valonët” kundra por, autoritetin KONTRAKTOR !
1 day ago
Durrës/ Njoftoi vetë familjen dhe ambulancën, 31-vjeçari gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit
2 days ago

Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.

Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit

Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!

Irena Beqiraj/ Pacolli nuk ka “Valonët” kundra por, autoritetin KONTRAKTOR !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?